Site icon PORTALB

Francë, protesta për shkak të zhvendosjes së emigrantëve nga kampi në Calais

Ilustrim, foto arkiv

Banorët në disa fshatra dhe qyteza franceze kanë protestuar sot kundër shpërndarjes së emigrantëve anembanë vendit, pasi autoritetet e shtetit vendosën të mbyllin kampin në Calais, raporton Anadolu Agency (AA).

Në juglindje të Francës janë mbajtur tre protesta, në njërën prej të cilave, kryetari i komunës bashkë me rreth 100 protestues kundërshtuan planet qeveritare për vendosjen e emigrantëve në një pjesë të braktisur të spitalit psikiatrik, për aq kohë sa përpunohet kërkesa e tyre për azil.

Nga ana tjetër, lëvizje majtistësh mbajtën protesta në shenjë mirëseardhjeje për emigrantët.

Partia djathtiste, Fronti Nacional ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste antiemigratore. Përfaqësuesit e tyre sot morën pjesë në protestën në Forges-les-Bains në jug të Parisit, ku së fundmi jane vendosur rreth 40 emigrantët nga Afganistani, të cilët ishin më parë në kampin në Calais.

Autoritetet franceze planifikojnë që në javët e ardhshme të mbyllin tërësisht kampin në Calais

Exit mobile version