Site icon PORTALB

Digjen disa automjete në një parking në Shkup

Radishan

Në një zjarr që shpërtheu mbrëmë në orën 2:50 minuta në parkingun në rrugën “Radishanska” në Shkup janë djegur, disa automjete. Ende nuk dihen arsyjet për zjarrin, si dhe nga cili automjet ka filluar zjarri.

Siç njoftoi MPB, nga zjarri tërësisht është djegur “Fiat Punto”, në pronësi të G.L. (1997) nga Shkupi dhe “Suzuku Suift” në pronësi të A.P (1964) nga Shkupi. Pjesërisht është djegur “Audi” pronësi e një personi juridik, ndërsa e parkuar nga ana e V.S. (1978) nga Shkupi dhe “BMW X5” me targa kombëtare bullgare pronësi e personit juridik “Spideks internacional”, ndërsa e parkuar nga ana e Gj.K. (1966) nga Shkupi, që kanë qenë në afërsi të automjeteve të përfshira nga zjarri.

Zjarri është shuar tërësisht në orën 03.30 minuta nga ana e ekipit të Brigadës zjarrfikëse -Shkup. Ekspertiza do të zhvillohet gjatë ditës

Exit mobile version