Site icon PORTALB

Prokuroria Speciale shtrin hetimet në ELEM

Prokuroria Speciale Publike

Prokuroria Speciale Publike

Ekipe të Prokurorisë Speciale, përveçse në kombinatin energjetik në Manastir, ka shtrirë hetimet edhe në kompaninë shtetërore “ELEM” mëson Alsat M prej burimeve në këtë kompani.

Nga “ELEM” bëjnë të ditur se është vendosur bashkëpunim me shërbimet përkatëse dhe mbeten të hapur për gjithçka që është objekt i interesimit të Prokurorisë Speciale.

Deri tani nga Prokuroria Speciale nuk japin kurrfarë detajesh, as nëse kanë qenë, e as çfarë hetohet. Ata bëjnë të ditur se për disa lëndë është duke u udhëhequr procedurë para-hetimore, por nuk mund të zbulohet asgjë më shumë. Në njërën nga bombat e opozitës, ishte emetuar një bisedë për të cilën thuhej se është zhvilluar mes ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish drejtorit të ELEM-it, Vllatko Çingovski, ku bëhej fjalë për kurdisjen e një tenderi për “REK Bitolla”.

Në këtë bisedë, ish kryeministri përmend një makinë “Seat Ibiza” për të aluduar në emrin e biznesmenit të cilit duhet t’i jepet biznesi me thëngjill në kombinatin energjetik në Manastir. Alsat M tentoi të vendos kontakt me Çingovskin, por ai mbeti i pakapshëm për koment.

Exit mobile version