Site icon PORTALB

Aspirinë dhe lëng limoni, ky është sekreti për një fytyrë pa rrudha

Aspirinë dhe lëng limoni, ky është sekreti për një fytyrë pa asnjë rrudhë.

Mund të mos e keni idenë se çfarë është e aftë të bëjë aspirina për fytyrën tuaj deri në momentin që vendosni t’a përdorni atë si një sekret bukurie. Efekti që ajo jep kur kombinohet me limonin është vërtetë i mahnitshëm.

Aspirina dhe lëngu i limonit është një kombinim perfekt për fytyrën sepse aspirina përmban acid salicilik i cili vepron si një mbrojtës kimik. Lëngu i limonit nga ana tjteër minimizon dëmet që shkakton dielli.

Ju nevojitet:

6-12 aspirina

Lëng limoni

Sodë buke

Shtypni me një objekt të fortë aspirinat dhe shtoni në të lëng limoni derisa të marrin formën e një paste.

Aplikojeni maskën në fytyrën tuaj duke e lënë në të për 10 minuta. Largojeni maskën nga fytyra duke përdorur sodën e bukës me ujë me anë të një pambuku.

Më pas, shpërlajeni fytyrën me ujë të bollshëm. Këtë maskë ju mund t’a përdorni 1 ose 2 herë në javë. Nuk rekomandohet për lëkurë të ndjeshme, pasi mund të shkaktojë tharje të lëkurës, shkruan revista Shije.

Që masa të marrë formën e duhur, mund të shtoni në të edhe një lugë mjaltë, vaj ose edhe aloe vera. Kështu, lëkura juaj do të ndjehet më e butë dhe shumë e relaksuar.

Exit mobile version