Site icon PORTALB

Kosovë – Kroaci, shikojeni çfarë është duke ndodhur në kufirin me Shqipërinë (FOTO)

Kosova
Radhë të gjata janë krijuar në kufirin e Kosovës me Shqipërinë pas fluksit të tifozëve nga Kosova për të ndjekur ndeshjen me Kroacinë në Shkodër.

 

Kosovarët janë nisur në numër të madh drejt Shkodrës, për të ndjekur ndeshjen kundër Kroacisë, në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”.

Dhe, kjo ka krijuar radhë të gjata në kufirin me Shqipërinë, përcjell “Lajmi.net”.

Ndeshja e Grupit I do të fillojë në ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Exit mobile version