Site icon PORTALB

Vrasja që tronditi Shkodrën, 42- vjeçari vritet duke punuar tokën që e kishte me qera

Policia e Shqipërisë

Një tjetër vrasje ka tronditur paraditen e sotme Shkodrën. Një 42 vjeçar, banues në Torovicë, u ekzekutua me armë zjarri tek ura në fshatin Mali Jushit.

Viktima, Gent Mhillaj, ishte duke punuar në tokën e tij që e kishte marrë me qera në momentin që është qëlluar me armë.

“Me datë 06.10.2016 rreth orës 11:00 është marrë njoftim se te ura në fshatin Mali Jushit ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të cilët kanë konstatuar se ka mbetur i vrarë shtetasi Gent Mhillaj, 42 vjeç, banues në Torovicë” bën me dije policia.

Blutë kanë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës në bashkëpunim me shërbimet policore në Lezhë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Sotnews

Exit mobile version