Site icon PORTALB

Të burgosurit do të marrin vërtetime për bukëpjekës dhe bravapunues

Burgu i Kumanovës

Burgu i Kumanovës

Personave të dënuar të cilët kanë kryer trajnime për profesionet bukëpjekës dhe përpunues të prodhimeve bravare në Burgun e Kumanovës sot do t’u ndahen vërtetime, informoi Drejtoria për kryerje të sanksioneve, njofton MIA.

Në ndarje do të marrin pjesë përfaqësues zyrtar nga Drejtoria për kryerje të sanksioneve, Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara – UNDP, Minsitria e Arsimit dhe Shkencës, shkollat e mesme-provajderë të trajnimeve “Nace Bugjoni” dhe “Kiro Burnaz”, si dhe personat e dënuar të cilët i kryen me sukses trajnimet profesionale.

 

Exit mobile version