Në Greqi që nga 9 tetori do të ndërpriten për katër ditë të gjitha fluturimet për shkak se kontrollorët e trafikut ajror do të hyjnë në grevë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, theksohet se nga data 9-13 tetor kontrollorët e trafikut ajror do të shkojnë në grevë.
Sindikata ka bërë të ditur se do të shkohet në grevë për të protestuar kundër projektligjit që po diskutohet në Parlamentin e Greqisë për ristrukturimin e aviacionit civil.
Në deklaratë ndër të tjera vihet në dukje se do të minohet ky sektor nëse ditën e martë aprovohet projektligji i paraqitur në parlament.