Site icon PORTALB

Presidenti kolumbian e vazhdoi afatin e armëpushimit me FARK-un deri më 31 tetor

Forcat e armatosura revolucionale kolumbiane

Presidenti kolumbian, Huan Manuel Santos dje deklaroi se armëpushimi me grupin kryengritës FARK do të vazhdohet deri më 31 tetor.

“Shpresoj se deri atëherë do të mund ta finalizojmë marrëveshjen dhe ta përfundojmë konfliktin”, theksoi Santos.

Në gusht, Qeveria kolumbiane arriti marrëveshje për ndërprerje të luftimeve me FARK-un, ndërsa armëpushimi duhej të vazhdonte derisa të mbahej referendumi për miratim të marrëveshjes paqësore. Në referendumin e së dielës kolumbianët votuan befasueshëm kundër marrëveshjes së propozuar, me çka ardhmëria e armëpushimit ishte e paqartë.

Presidenti sot u takua me liderë të fushatës kundër marrëveshjes paqësore, duke tentuar ta shpëtojë të arriturën përmes dialogut nacional, kumtoi Qeveria në Bogotë.

Exit mobile version