Site icon PORTALB

Miratohet projekt rezoluta mbi Maqedoninë në Bruksel

Miratohet projekt rezoluta mbi Maqedoninë në Bruksel

Miratohet projekt rezoluta mbi Maqedoninë në Bruksel

Komiteti për punë të jashtme në parlamentin evropian sot në Bruksel, me shumicë votash miratoi Projekt-Rezolutën mbi Republikën e Maqedonisë.

Një numër i madh i amendamenteve që u propozuan nga deputetët grek dhe bullgar u refuzuan, përderisa amendamentet që u prezantuan dje nga deputeti i parlamentit evropian Richard Hovit ishin të miratuara.

Në këtë amendament i cili shkaktoi kundërshtime nga deputetët e Parlamentit Evropian, se ajo përmbante dygjuhësinë në Maqedoni, sot u korrigjua, dhe ishte i miratuar me formulimin se gjuha e tjetrit mund të mësohet, duke mos pasur karakter obligativ.

Exit mobile version