Site icon PORTALB

Erdogan me kusht për Kajron – lirim i Morsit, pa normalizim i marrëdhënieve

Rexhep Taip Erdogan

Ankaraja dhe Kajro mund t’i rinovojnë marrëdhëniet në shkallë më të lartë vetëm pas lirimit nga burgu të ish-presidentit egjiptian Mohamed Morsi, deklaroi president turk Rexhep Taip Erdogan, i cituar nga televizioni “Al Xhezira”, transmeton TASS.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Egjiptin do të mundet vetëm nëse lirohen ish-persidenti egjiptian Mohamed Morsi dhe ithtarët e tij, që gjithashtu janë në burg, deklaroi presidenti turk.

“Deri atëherë në nivel të presidentëve asnjëherë nuk do të pranoj çafrëdo lloj kontakti me Kajron zyrtare” shtoi Erdogani sipas të cilit një zhvillim i tillë i ngjarjeve është “jomoral”.

Exit mobile version