Site icon PORTALB

Ronaldinho zbulon pengun më të madh të karrierës së tij

Ronaldinho

Ronaldinho

Ronaldinho është një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave në futboll. Ylli brazilian i ka dhënë shumë këtij sporti duke bërë shumë magji me topin.

Mesfushori brazilian ka një peng të madh në karrierën e tij dhe lidhet me faktin që u largua shumë shpejt nga Barcelonë në kohën që në skenë doli një yll i ri i futbollit botëror si Lionel Messi.

“Do të më kishte pëlqyer të luaja më shumë me Messi-n, është një lojtar i madh dhe ndihem mirë që e kam ndihmuar në fillimin e karrierës së tij, duke i dhënë asistin për golin e tij të parë si profesionist me Barcelonën.

Tani që është bërë një lojtar kaq i madh mendoj se do të kishte qenë diçka shumë e bukur nëse do të kisha luajtur pak më shumë me të, por në atë kohë aventura ime te Barça kishte përfunduar”, është shprehur Ronaldinho.

Exit mobile version