Site icon PORTALB

Erdogan: BE-ja nuk e përmbushi premtimin për ndihmë prej tre miliardë eurove

Rexhep Taip Erdogan

Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan kritikoi BE-në pasi nuk i ka përmbushur premtimet për Turqinë të sigurojë ndihmë për migrantët në vlerë prej tre miliardë euro, në pajtim me marrëveshjen mes Ankarasë dhe Brukselit pë pengimin e valës së refugjatëve në Evropë.

“Po afrohet fundi i vitit. Ata premtuan diçka, por nuk e përmbushën”, theksoi Erdogan.

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, që u arrit në mars të këtij viti, gati tërësisht u ndërpre rrjedha e migrantëve në bregun grek, të cilët deri aty mbërrinin me barka nga Turqia, ndërsa mijëra prej tyre humbën edhe jetën në tentim që të arrijnë deri në Greqi.

Komisioni Evropian kumtoi se pagimi i mjeteve për Turqinë sipas marrëveshjes bazohet në projekte, dhe se nuk paguhen si para të gatshme.

Exit mobile version