Site icon PORTALB

Angela Martini shtatzënë? Flet modelja: Jam tradicionale!

Angela Martini

Angela Martini

Lidhjen e fundit të dashurisë, Angela Martini e ka bërë publike qysh në hapat e saj të parë, madje shumë prej udhëtimeve, surprizave, dhuratave e momenteve romantike me të dashurin e saj biznesmen Dragos Savulescu, modelja i ka ndarë edhe me miqtë virtualë në profilet e saj sociale, shkruan revista “Class”.

Meqenëse hapat po hidhen të sigurt dhe kjo është një prej lidhjeve të saj më gjata dhe meqenëse gjithçka duket të jetë më serioze, nuk munguan edhe aludimet se modelja e njohur shkodrane mund të jetë shtatzënë.

Shkrimet e ditëve të fundit ishin dyshuese për Angelan, derisa vetë modelja, e kontaktuar nga Prive, e hodhi poshtë pretendimin se është në pritje të një fëmije. Ajo tha se është më tradicionale në këtë drejtim, pasi një herë dëshiron fejesë, dasmë e pastaj fëmijë.

Exit mobile version