Site icon PORTALB

Në Kalanë e Shkupit janë zbuluar mbi 13.400 gjëra arkeologjike

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska

Procesi i hulumtimeve arkeologjike në kalanë e Shkupit Kale tërësisht ka përfunduar dhe me ç’rast janë zbuluar mbi 13.400 gjëra nga periudha të ndryshme, prej të cilave 4.527 monedha, deklaroi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Ministrja Kançeska-Milevska sot e vizitoi lokalitetin arkeologjik të Kalasë dhe bëri kontroll të gjërave në suaza të projektit për punë restauruese-konservatore dhe revitalizim të kalasë së Shkupit Kale, që e realizon Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

“Të gjitha gjërat janë konservuar dhe veçmë janë ndarë në tre vende ku do të ekspozohen  në tre muzeumet e Kalasë. Muzeu i parahistorisë dhe muzeu i periudhës osmane të cilat tërësisht kanë përfunduar, dhe muzeu i periudhës së shekullit të mesëm, i cili është në fazën e ndërtimit”, tha Milevska.

Potencoi se të gjitha tabelat dhe udhërëfyesit veçmë janë bërë dhe pritet pas përfundimit të institucionalizimit të Kalasë së Shkupit Kale të hapen muzeumet të cilat janë në disa kate, dhe ashtu siç tha, vizitorët do të munden ta shohin zhvillimin e të gjitha periudhave kohore dhe gjërat e ekspozuara në kohën nga e cila e kanë prejardhjen.

Revitalizimi i kalasë së Shkupit Kale është projekt i Qeverisë. Në suaza të së cilit nga viti 2007 deri në vitin 2012 vazhdimisht janë kryer hulumtime arkeologjike të tërësishme sistematike në të cilat ka punuar ekipi profesional prej 300 njerëzish nga fusha të ndryshme, si dhe studentë të arkeologjisë.

Exit mobile version