Site icon PORTALB

Kumanovë, banorët skeptikë për Qendrën Urgjente

Spitali i Kumanovës

Arif Latifi, Drejtor i Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë

Banorët e Kumanovës shprehen skeptik për ndërtimin e Qendrës Urgjente në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm. Sipas tyre premtime për ndërtimin e kësaj qendre ka pasur edhe më herët. Banorët thonë se aktualizimi i këtij projekti 2 muaj para zgjedhjeve dëshmon se bëhet fjalë për fushatë politike.

“Ne jemi mësuar me këto premtime gjatë fushatave parazgjedhore nga ana e pushtetit, këto janë vetëm premtime boshe të cilat po premtohen edhe në shekullin 21 apo vitin 2016. Nuk mendoj se do të bëhet diçka, është vetëm një fushatë parazgjedhore që ta mashtrojnë popullin e të marrin edhe një mandat tjetër, besoj që nuk do të mashtrohet populli me kësi premtime”, tha një banor.

“Nuk besoj, nuk besoj, sepse nga do vijnë ato para kur nuk ka para, duhet ta pyesni atë, dhashë zoti të ndërtohet por nuk besojmë”, theksoi një tjetër banor.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës Arif Latifi nga ana tjetër theksoi se bëhet fjalë për projekt të financuar nga Qeveria dhe siguroi se punimet do të fillojnë shumë shpejtë.

Exit mobile version