Site icon PORTALB

Video e jashtëzakonshme nga alpet shqiptare

Alpet shqiptare

Një nga faqet më prestigjioze në botë për turizmin “Lonelyplanet”, ka publikuar një video të filmuar me dron nga bukuritë e alpeve shqiptare. Regjisori John Broadbean që udhëtoi në veri të Shqipërisë, tha se ishte i befasuar me atë çka kishte parë.

Udhëtimi është realizuar në muajin maj të këtij viti dhe për 9 ditë janë filmuar pjesë të peizazhit të jashtëzakonshëm, ndërsa videoja është publikuar dje (30 shtator).

“Bukuritë e pabesueshme të Shqipërisë, vargjet malore pafund. Në të vërtetë është diçka e rrallë dhe ushqimi është kudo i mahnitshëm”, thotë regjisori për “Lonelyplanet”, transmeton OraNews.

Albania drone montage from The JAAM Brothers on Vimeo.

Exit mobile version