Site icon PORTALB

Lëndohet Rey Manaj, De Biasi në alarm

Rey Manaj dhe Frederik Veseli

Rey Manaj është lënduar gjatë sfidës Pescara – Chievo.

Manaj u detyrua të largohej në minutën e 67-të për shkak të një dëmtimi në kavilje.

Nuk dihet ende niveli i lëndimit, por pas testeve sot do të qartësohet situata.

Edhe Sadiku është i lënduar dhe për De Biasin po vështirësohen zgjedhjet, shkruan Telegrafi.

Ndryshe De Biasi e ka gjetur veten në një valë të kritikash ndaj tij, për shkak të mos ftesës së Shkëlzen Gashit.

Exit mobile version