Site icon PORTALB

Hashim Thaçi vizitë zyrtare në Shqipëri

Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, në fillim të kësaj jave do të vizitojë zyrtarisht Republikën e Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, më 3 dhe 4 tetor, presidenti Thaçi do të takohet me krerët e shtetit, transmeton KlanKosova.

Kjo është agjenda e tij në Shqipëri:

Të hënën (3 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Ndërsa, në orën 10:30, dy presidentët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për medie.

Pas takimit me presidentin Nishani, në orën 11:00, presidenti Thaçi do të pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kurse në orën 13:30, do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Pas takimeve me krerët e shtetit, presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritero Agolli.

Ndërsa, në orën 16:30, presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Të nesërmen (4 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të vendos kurore lulesh në monumentin “Nëna Shqipëri”.

Ndërsa, në orën 09:30, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Velijaj.

Pas këtij takimi, para se të niset për në Bashkinë e Shkodrës, presidenti Thaçi do të vendos gjithashtu kurore lulesh edhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.

Ndërsa, në mesditë, rreth orës 13:00, në Bushat të Shkodrës, presidenti Thaçi do t’i vizitojë futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët po i bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë.

Exit mobile version