Site icon PORTALB

Sulme të reja në lagjet e Damaskut, shtatë fëmijë të vrarë

Sulme të reja në lagjet e Damaskut

Të paktën nëntë persona, përfshirë shtatë fëmijë, janë vrarë në sulme të reja ajrore në Guta-n Lindore në kryeqytetin sirian, Damask, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi është kryer nga avionët e ushtrisë siriane besnike të Bashar al-Assad, ndërsa janë plagosur dhjetëra civilë.

Sipas Mbrojtjes Civile, avionët ushtarakë bombarduan lagjen Kefr Batna në Damask. Konfirmhet vdekja e nëntë personave, përfshirë shtatë fëmijë, ndërsa me makineritë e ndërtimit janë tërhequr civilët nën rrënoja.

Njëri nga dëshmitarët okularë Isa Ebu Seyh tha se një baba nxorri trupin e djalit nën rrënoja. Përndryshe, bëhet fjalë për shtëpinë familjare e cila u shkatërrua gjatë bombardimit.

Exit mobile version