Aleanca Kundër Importit të Plehrave dhe shoqëria civile kanë protestuar gjatë ditës së sotme në Tiranë përpara Kryeministrisë, ku iu kërkua qeverisë ta rikthejë ligjin për importin e mbetjeve.
Simboli i protestës së sotme ishin qeset me plehra dhe kartonat e kuq që protestuesit mbanin në duar, në shenjë kundërshtimi ndaj ligjit që kaloi pak ditë më parë në Kuvend.
Protesta ishte e qetë, ndërsa protestuesit gjatë gjithë kohës lëshuan thirrjet kundër Qeverisë.