Site icon PORTALB

Protesta në Gjermani kundër sulmeve në Halep: Duam paqe, shpëtoni Halepin

Protesta në Gjermani kundër sulmeve në Halep

Një numër i madh i qytetarëve u mbledhën në Këln të Gjermanisë për të protestuar dhe për të shprehur indinjatën e tyre kundër intensifikimit të sulmeve ajrore të forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Asad dhe forcave ruse në Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit u mblodhën para katedrales së famshme të Këlnit, ndërsa në duar mbanin flamuj sirian. Atë që po ndodh këto ditë në Halep, para syve të botës, e kanë quajtur krim mizor.

Ata gjithashtu mbanin pankarta ku shkruhej: “Liri për Sirinë”, “Duam paqe” dhe “Shpëtone Halepin”. Po ashtu, ata falënderuan presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë për popullin sirian.

Protestuesit dënuan masakrën e civilëve nga forcat e Asadit dhe forcat ruse, por edhe atë të fuqive perëndimore, kryesisht SHBA-ve, se ndaj gjithë kësaj janë shndërruar në spektatorë.

Motasem Jesry është një nga organizatorët e protestës së sotme, dhe siç tha, qindra të pafajshëm çdo ditë humbasin jetën në Halep.

Ai tha se duan ndërprerjen e menjëhershme të gjakderdhjes në qytetet siriane.

“Regjimi i Assadit së bashku me Rusinë, Iranin dhe Hezbollahun janë duke kryer masakër ndaj popullit sirian, kryesisht në Halep. Vetëm në Halep javën e kaluar u vranë 500 njerëz të pafajshëm. Përveç Turqisë, asnjë vend tjetër nuk ndihmon popullin sirian”, tha Jesry.

Në mënyrë simbolike kishin përgatitur edhe një performancë gjatë së cilës mbanin fëmijët me rroba të përgjakshme dhe pastaj duke u shtrinë në tokë, duke përshkruar në këtë mënyrë tragjedinë në Siri.

Protesta në Gjermani kundër sulmeve në Halep
Exit mobile version