Site icon PORTALB

Së paku 15 civilë të vrarë në sulmin ajror amerikan në Afganistan

Afganistan

Së paku 15 civilë u vranë, ndërsa 13 u plagosën gjatë një sulmi të aeroplanit amerikan pa pilot në Afganistanin lindor, kumtuan Kombet e Bashkuara.

Organizata botërore bëri thirrje për hetim të pavarur për sulmin, të kryer herët në mëngjes të mërkurën në rajoni Açin, në provincën Nangarhar.

Komanda ushtarke amerikane e konfirmoi sulmin ajror. Cak i sulmit ishin luftëtarët e grupacionit xhihadist Shteti islamik, sqaroi komanda dhe shtoi se po grumbullon informata lidhur me pohimet se viktimat ishin civilë.

“I ndërmarrim të gjitha masat e domosdoshme për të evituar viktima në mesin e civilëve në ato operacione dhe do të vazhdojmë të punojmë me autoritetet afgane në mënyrë që të caktojmë nëse ka arsye për hetim plotësues”, shtohet në kumtesën e komandës amerikane.

Exit mobile version