Site icon PORTALB

Policia bën kërdinë në Tiranë, 650 gjoba në ditë

Policia e Shqipërisë, ilustrim

Kush ka një makinë në Tiranë e di se përveç trafikur të rënduar, rrugicave të ngushta apo mungesës së vendeve të parkimit duhet t’i mbajë sytë katër edhe nga policët e rrugores. Më shumë se rregullues apo këshillues të drejtuesve të mjeteve, kohët e fundit ato janë kthyer në gjahtarë të mirëfilltë gjobash. Rritja e shifrave në stratosferë nuk ia ka zbutur nuhatjen, përkundrazi i ka bërë akoma më të zellshëm, sipas asaj që tregon shefi i tyre Ervin Hasrama.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, shefi i policëve të rrugores tregon me krenari se vetëm në tre muajt e fundit janë vendosur 40 mijë e 749 gjoba. Ndryshe,  janë rreth 650 gjoba vetëm në një ditë në Tiranë. Numrin më të madh të gjobave e marrin ata që parkojnë gabimisht, ata që përdorin celularin, për mospërdorim të rripit të sigurimit apo parakalimet e gabuara.

Gjobat do të ishin të justifikuara nëse o të ndikonin në një trafik më të lehtësuar në Tiranë, por mjafton të dalësh në një orë çfarëdo të ditës për të kuptuar se lëvizja me makinë mbetet një odise e mundimshme që sa vjen e bëhet më e vështirë, transmeton Lapsi.al

Exit mobile version