Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Parashikimi i motit për sot

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe pak më i ngrohtë me erë të dobët kryesisht jugore.

Temepratura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri në 10 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 23 deri në 30 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe më i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në shtatë gradë Celsius, ndërsa e ditës do të rritet deri në 27 gradë Celsius.

Relativisht ngrohtë do të mbajë deri të hënën. Të shtunën do të ketë vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa nga e diela do të vijojë periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me të reshura të përkohshme të shiut të cilat të martën do të ndiqen me erë të përforcuar veriore dhe zbritje të ndjeshme të temperaturës së ditës.

Exit mobile version