Kryeministri kroat Zoran Milanoviç ndodhet në Tiranë ku po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore.
Ai është pritur me një ceremoni shtetërore të organizuar në hyrje të Kryeministrisë nga kreu i qeverisë, Edi Rama, ndërkohë që në fund të këtij takimi pritet të organizohet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp nga ana e dy kryeministrave.
Më vonë gjatë ditës, Kryeministri kroat pritet të zhvillojë takime edhe me Presidentin Bujar Nishani, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha.