Site icon PORTALB

Ja çfarë ndodh me trupin kur pini kafe me stomakun bosh

Kafe

Kafe

Për shumë njerëz,  dita nuk mund të nisë po nuk konsumuan një filxhan kafeje. Kafja është e mirë për shumë arsye, ju zgjon në mëngjes, pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet nervore dhe atë të kujtesës, shmang plakjen e parakohshme, qetëson dhimbjet etj. Së fundmi, ekspertët e shëndetit kanë zbuluar se konsumimi i kafes mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë.

Por, nëse ajo pihet me stomakun bosh, ka efekt shkatërrues në organizëm. Kafeina në stomakun bosh mund të “bëjë kërdi” në traktin digjestiv.

Ja si e shpjegon farmacisti Nitin Makadia atë: Acidi hidroklorik ka një funksion shumë të rëndësishëm në tretjen e ushqimit, prandaj prodhohet kur hani, huhatni ose kur filloni të mendoni për ushqimin.

“Kafja, edhe ajo me pak kafeinë, stimulon prodhimin e acidit që, në mungesë të ushqimit, mund të dëmtojë pjesën e brendshme të stomakut me ekspozimin e shpeshtë.

Sipas dr. Adam Simon, ai mund të shkaktojë ulcerë në stomak ose probleme me tretjen.

“Ai mund të rrisë sasinë e ujit që nxirrni dhe shfaq simptoma të dehidratimit. Mund të ndikojë tek pusli, shkakton rrahje të çrregullta të zemrës dhe mund të ndikojë edhe tek tensioni i gjakut”.

Shumë kafeinë mund t’ju shkaktojë ankth, dridhje, luhatje humori etj. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që të pini kafe pasi të keni ngrënë ushqim, transmeton shendeti.com.al.

 

Exit mobile version