Site icon PORTALB

60 km me motor mbi një gomë (VIDEO)

60 km me motor mbi një gomë

60 km me motor mbi një gomë

Dougie Lampkin, 12 herë kampion botë në garat trial u bë protagonist i një arritje vërtet të madhe që e bën atë të shkruajë emrin në historinë e motoçiklizmit. Piloti vendosi një rekord të ri Guinnes për përshkimin e distancës më të gjatë mbi një gomë të motorit, transmeton TCH.

Gjithçka ndodhi në Ishullin e Man, ku Lampkin përshkoi plot 60 km me motorin në pozicionin mbi gomën e pasme, për 1 orë e 35 minuta. Lampkin e kishte parashikuar që ta ndërmerrte këtë iniciativë ditën e shtunë, por era e fortë shpejtësia e së cilës arrinte deri në 90 km/h e detyroi atë që të shtynte vendimin e tij me 24 orë.

Në pasditen e së dielës shpejtësia e erës arrinte deri në 65 km/h, ndërkohë që një problem më vete në këtë ndërmarrje të Lampkin ishte edhe trafiku. Edhe pse në ndihmë kishte një makinë që i hapte rrugën, mjetet që qarkullonin në drejtimin e kundërt shkaktonin rryma të forta ere herë pas here që i përplasej në fytyrë.

Exit mobile version