Site icon PORTALB

Transformimi ‘demoniak’ i Angeline Jolie

Angeline Jolie

Angeline Jolie

Ajo konsiderohet si një prej aktoreve më të bukura të ditëve të sotme, por në filmin e fundit, transformimi i Angeline Jolie është ‘demoniak’.

Aktorja 38-vjeçare luan rolin e shtrigës në realizimin e fundit të filmit të bazuar në historinë e “Bukuroshes së fjetur”, të titulluar “Maleficent”.

Për t’iu përshtatur rolit, Angeline i është nënshtruar një ndryshimi radikal. Mollëzat janë nxjerrë më shumë në pah, veshët janë zgjatur disi dhe për t’i vënë kapakun pamjes së magjistares së zezë, në kokë mban dy brirë.

Në film,  roli i bukuroshes së fjetur, apo ndryshe Princeshës Aurora, luhet nga Elle Fanning.

Filmi është një realizim kinematografik i serisë së filmave vizatimorë të shfaqur për herë të parë në vitin 1959. Aktualisht është në fazën përfundimtare të promocionit dhe do të dalë në kinema verën e këtij viti. / Top Channel

Exit mobile version