Site icon PORTALB

Ylli i notit vendos të ndërrojë sportin

Florent Manaudou

Ish-kampioni olimpik në not, francezi Florent Manaudou, ka vendosur të marrë pushim nga noti dhe të nisë karrierë në hendboll, raportoi të martën agjencia “AFP”. Medalisti i artë në 50 metra krol në “Londra 2012”, ka treguar se dëshiron të provojë fatin në hendboll, shkruan sot Koha Ditore.

“Unë kam dashur të evitoj vazhdimin e karrierës në not pa kënaqësi”, ka thënë Manaudou.
Manadou 25-vjeçar do të stërvisë me skuadrën e hendbollit Aix-en-Provence, ndonëse thotë se nuk ka ndonjë ambicie.

“Nuk kam ndonjë ambicie me përjashtim që të jap më të mirën dhe të gjej një burim tjetër të kënaqësisë”, ka thënë notari Manaudou.

Ai ka insistuar se do të vazhdojë të notojë në disa mitingje, përfshirë edhe në kampionatin francez në nëntor, por do të zvogëlojë aktivitetin në pishinë.

Manaudou në Lojërat Olimpike “Rio 2016” të mbajtura muajin e kaluar fitoi medaljen e argjendtë në 50 metra krol. Medaljen me të njëjtin shkëlqim e fitoi edhe në 4×100 metra krol me stafetën e Francës.

Exit mobile version