Site icon PORTALB

A do ta mbështetë BDI iniciativën e Katica Janevës (VIDEO)?

Talat Xhaferi

Talat Xhaferi

BDI nuk ka asnjë problem që ta përkrahë jo vetëm propozim të Katica Janevës, por të kujtdo, që ka të bëjë me zbardhjen e dilemave në rastet e Prokurorisë Speciale Publike, ka deklaruar në intervistën e dhënë për portalin NOVA, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi, transmeton Portalb.

Në pyetjen se a do ta shndërrojnë iniciativën e prokurores special Katica Janeva për ndryshime të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve të mbrojtur në propozim- ligj, ai u përgjigj se nuk është e rëndësishme se kush do ta propozojë, por e njëjta duhet të votohet.

PSP para deputetëve në Kuvend ka dorëzuar iniciativën për të ndryshuar Ligjin për dëshmitarë të mbrojtur. Ndryshimi, sipas Janevës, është i patjetërsueshëm për të hyrë më thellë në lëndët e rasteve si “Monstra”, “Sopoti” dhe “Martin Neshkovski”/Portalb

Exit mobile version