Dy persona janë qëlluar për vdekje para pak casteve gjatë të shtënave në lagjen Çair të Shkupit.
Dy të vrarët në lagjen Çair të Shkupit janë babë e bir. Sipas informatave jo-zyrtare, bëhet fjalë për familjen Ajredini ndërsa vrasësi është fqinji i viktimave.
Vrasësi është kapur nga organet e rendit ndërsa policia po bën hetimet në vendin e ngjarjes njofton press24.