Site icon PORTALB

Javë logopedike falas për fëmijë

Logoped, foto ilustruese

Logoped, foto ilustruese

Me qëllim të uljes së numrit të fëmijëve me probeme në të folur dhe ndihmën e të gjithëve që kanë vështirësi të këtij lloji shoqata Interaksion plus, nga e hëna fillon me javën logopedike falas për fëmijë, njofton MIA.

Ekipi i logopedëve të diplomuar dhe të defektologëve përmes lojës, përmes lodrave, posterëve, fletoreve për ngyjrosje, librave me ilustrime, enciklopedive dhe botimeve të tjera, por edhe përmes rekuiziteve të tjera dhe pajisjeve ndihmëse do të shqyrtohet çdo rast në mënyrë shtesë dhe do të propozohet terapi dhe trajtim për çdo fëmijë më vete.

Të gjtha kontrollet janë falas, ndërsa ushtrimet zhvillohen në orët e pasdites në mjediset e shoqatës Interaksion plus, që ndodhet në afërsi të Sallës Universale në Shkup.

Exit mobile version