Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti sot

Moti sot

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, në pjesët perëndimore me paraqitje të vranësirave të vogla. Do të fryejë erë e dobët kryesisht nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri 11 gradë, ndërsa e ditës prej 20 deri në 26 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në shtatë gradë, ndërsa e ditës do të rritet deri në 23 gradë Celsius.

Vijon periudha e motit kryesisht me diell me mëngjese të freskëta. Temperatura e ditës do të jetë në rritje, veçanërisht nga mesi i javës, ndërsa gjatë uikendit të ardhshëm vende-vende pritet të arrijë edhe deri 30 gradë Celsius.

Exit mobile version