Shqipëri: WDN bashkon gratë politikane për problemet e femrave dhe të rinjve

Për herë të parë në Shqipëri u organizua Forumi i Tiranës për Demokraci Potenciali i Grave dhe te rinjve në zhvillimin politik, ekonomik dhe social të Shqipërisë.

Ky forum i organizuar nga organizata Women Democracy Network Albania (WDN Albania), mblodhi në Qendrën Rinore Tiranë deputete të partive politike më të mëdha në vend (PD, PS dhe LSI), gra dhe vajza të shoqërisë civile, të organizatave të arsimit, të forumit të biznesit, eksperte të shëndetësisë, ekonomisë, çështjeve gjinore etj, si dhe të rinj të shoqërisë civile e të forumeve rinore politike.

Në takim u diskutua mbi problematikat që ka demokracia në vend duke u ndalur tek çështje të reformës në drejtësi si kusht paraprak thelbesor për problemin e zhvillimit të demokracisë dhe integrimit të vendit, sistemi i shëndetësisë në vend, mbi reformën e arsimit, mbi projektligjin më të fundit të importit të plehrave ku rezultoi se të gjithë të pranishmit ishin kundër, u diskutuan problemet e femrave të dhunuara dhe të atyre pa asnjë mundësi zhvillimi në zonat rurale etj. dhe në fund të takimit dolën me një paketë rekomandimesh dhe hapash konkret ligjor të disa problemeve akute dhe që kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme.

Deputetet dhe përfaqësueset e partive politike shprehën dëshirën dhe gadishmërinë për të asistuar dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe premtuan se më së paku do ti përçojnë këto probleme tek qeveria dhe opozita, si dhe do të kërkojnë një seancë dëgjimore për çështjen e arsimit dhe shëndetësisë në komisionet parlamentare, ku ministrat përkatës tu përgjigjen grupeve të interesit.

Nga ana e saj, Drejtoresha Ekzekutive e WDN, znj. Blerta Balilaj, u premtoi mbështetjen në emër të organizatës, zonjave dhe të rinjve të pranishëm jo vetëm për të ngritjen e problemeve të tyre, por edhe për promovimin dhe fuqizimin e tyre në politikë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button