Shilegov: Me përgjimet e reja në opinion, VMRO-DPMNE po i dërgon mesazh Ali Ahmetit

Tekstet e porositura përmes mediave të korrierit dhe lëshimi i tyre, biseda të përgjuara në mediat e Kosovës, dukshëm se janë puna e VMRO-DPMNE-së (OBRM-PDUKM), e urdhërdhënësve të përgjimeve në Maqedoni, e të akuzuarit Gruevski dhe të fajësuarve Mijallkov dhe Jankulloska. Të gjithë biseda nga “E vërteta për Maqedoni”  që i kishte LSDM janë në PSP (Prokuroria speciale publike).

Kështu njoftoi sot zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov në konferencën e partisë për media.

“Paralajmëruam se urdhërdhënësit e përgjimeve, Gruevski, Mijallkov dhe bashkëpunuesit e tyre do të përpiqen që të shfrytëzojnë materialet të cilët i posedojnë për të bërë shantazh për qëllime të ndryshme dhe kjo tani mund të shihet nga mesazhet të cilat ia dërgojnë partnerit të tyre të koalicionit, Ahmetit”, tha Shilegov.

“Në qoftë se familja mendon se në këtë mënyrë shkakton pasiguri te qytetarët u dërgojmë mesazhin se shkrepin pushkën bosh-frika tani shkoi tek i akuzuari Gruevski, dhe të fajësuarit Mijallkov dhe Jankulloska, sepse e drejta vjen. Qytetarët e tejkaluan frikën dhe tani interesi i tyre është që i përgjegjshëm për përgjimet ta marrë përsipër  përgjegjësinë”, shtoi më tutje ai.

Shilegov ka kërkuar nga PSP-ja dhe nga jurisprudenca ta sanksionojë përgjimin illegal.

Dënimi për atë që i ka kryer përgjimet, është një garanci se kjo e keqe nuk do të përsëritet më. Mediat të cilat nën urdhrin e Gruevskit, rrejnë se bisedat e përgjuara janë bërë të ditur nga ana e LSDM-së, do të kenë përgjegjësinë në Gjykatë për shpifjet e përhapura”, përfundoi Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button