Site icon PORTALB

Azerbajxhan, nis referendumi për ndryshime në kushtetutë

Baku, Azerbejxhan

Baku, Azerbejxhan

Në Azerbajxhan nisi votimi në referendumin që po mbahet për sjelljen e ndryshimeve në nenin 23 të Kushtetutës dhe shtimin e gjashtë neneve të reja në kushtetutë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Komisioni Qendror Zgjedhor të Azerbejxhanit, thuhet se referendumi ka filluar zyrtarisht në orën 8:00.

Azerbajxhani numëron gjithsej 5 milionë e 260 mijë votues të regjistruar, ndërkohë që votimi po realizohet në 5.627 qendra votimi në Baku dhe qytetet e tjera. Ndërkaq, për shtetasit e Azerbajxhanit që jetojnë jashtë vendit janë krijuar qendra votimi në 38 pika.

Referendumi po ndiqet nga 53.300 vëzhgues lokalë dhe 117 vëzhgues ndërkombëtarë. Po ashtu, në një mijë zona të votimit janë vendosur kamera në mënyrë që procesi i votimit të mund të ndiqet në mënyrë të drejtpërdrejt. Votimi do të përfundojë në orën 19:00.

Me ndryshimet në Kushtetutë që u paraqitën para popullit me propozimin e presidentit Ilham Aliyev, parashihet që mandati i presidentit të shtetit të zgjatet nga pesë në shtatë vite, të hiqet kufizimi i moshës minimale prej 35 vjeç për zgjedhje si president i shtetit dhe presidentit t’i jepen kompetenca për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale.

Në mesin e ndryshimeve po ashtu parashihet edhe krijimi i pozitave “zëvendësi i parë i presidentit të shtetit” dhe “zëvendësit e presidentit”. Emërimet dhe largimet nga këto pozita do të bëhen nga presidenti i shtetit. Zëvendësi i parë i presidentit do të posedojë të drejtën e imunitetit. Në rast se mungon presidenti i shtetit, të gjitha kompetencat do t’i kalojnë zëvendësit të parë.

Përmes ndryshimeve në fjalë, në pjesën e legjislacionit të pronës do të shtohen nenet “Prona private sjell me vete nevojën e përgjegjësisë shoqërore” dhe “Në mënyrë që të sigurohet drejtësi shoqërore dhe përdorim produktiv i tokave, prona e tokave mund të kufizohet me ligj”.

Exit mobile version