Site icon PORTALB

Sulm terrorist në Mardin të Turqisë, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur

Sulm terrorist në Mardin të Turqisë, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur

Sulm terrorist në Mardin të Turqisë, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur

Si rezultat i aktivizimit të një mjeti shpërthyes të cilin terroristët e PKK-së e kishin vendosur në një rrugë në Mardin të Turqisë gjatë kalimit të automjetit që po transportonte ushtarë dhe pjesëtarë të sigurisë, dy pjesëtarë të sigurisë humbën jetën, ndërsa tetë pjesëtarë të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Terroristët mjetin shpërthyes e aktivizuan në autostradën Kiziltepe-Derik në një pike në fshatin Tepedag derisa në të po kalonte një minibus që po transportonte ushtarë dhe pjesëtarë të sigurisë.

Si pasojë e sulmit dy pjesëtarë të sigurisë humbën jetën, ndërsa tetë të tjerë u plagosën.

Të plagosurit përmes ambulancave të dërguara në vendngjarje u transportuan për trajtim në spitalet në Mardin dhe qarqet Derik dhe Kiziltepe.

Në vendin e ngjarjes ka filluar operacion për kapjen e terroristëve.

Exit mobile version