Site icon PORTALB

Jevtiq: Opozita e Kosovës do të sillte vetëm gaz lotsjellës në Bruksel

Dalibor Jevtiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, që vjen nga Lista Serbe, ka deklaruar se aktualisht, përfshirja e opozitës kosovare në dialogun në Bruksel nuk do të ishte aspak e dobishme.

“Nuk mendoj se opozita mund të ndihmojë në asnjë mënyrë procesin që është duke u zhvilluar në Bruksel, para së gjithash për shkak të qëndrimeve që ata kanë dhe për mënyrat e tyre radikale të përdorura që idetë dhe pikëpamjet e tyre të realizohen”, ka thënë Jevtiq për Tanjug, transmeton Koha.net.

Jevtiq ka parashtruar pyetjen se a dëshiron dikush, ndoshta, që skenat që kanë ndodhur nëpër rrugët e Kosovës dhe në Kuvendin e Kosovës, në rast të përfshirjes së opozitës në këtë proces, t’i shohë edhe në Bruksel, duke iu referuar gazit lotsjellës.

“Nuk mendoj që ata, të cilët me metoda radikale kërkojnë t’i zbatojnë disa prej ideve të tyre, mund ta ndihmojnë këtë proces”, ka përfunduar Jevtiq.

Exit mobile version