Site icon PORTALB

Nishani dekoron shqiptarët e Amerikës

Bujar Nishani

Bujar Nishani

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara në kuadër të punimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, presidenti Bujar Nishani u takua edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptarë përtej Atlantikut.

Në një ceremoni të organizuar në Manhatan, kreu i Shtetit dekoroi një sërë figurash për kontributet e dhëna në fushën atdhetare, kulturore e shoqërore.

Me këtë rast, Nishani nënvizoi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane demokracisë dhe institucioneve shqiptare, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të qeverive të saj në kohët më vendimtare të historisë së kombit shqiptar, ndaj shqiptarëve kudo ku janë.

“Kjo traditë do ta vazhdojë në ditët, muajt, vitet, dekadat dhe shekujt në vijim miqësinë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, theksoi presidenti, përcjell TCh.

Presidenti Nishani çmoi rolin thelbësor të diasporës shqiptare për evidentimin dhe ruajtjen e vlerave të vërteta njerëzore e traditave të mrekullueshme të shqiptarëve.

Exit mobile version