Site icon PORTALB

Mijatoviç serbëve: Harroni Kosovën, ajo është një realitet

Predrag Mijatoviç

Njëri ndër futbollistët më të mirë në histori të Serbisë, Predrag Mijatoviç në një intervistë për Blicin serb ka folur për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA.

Ai i ka këshilluar drejtuesit e federatës serbe të hekin dorë nga Kosova, pasi që pranimi i saj në instancat ndërkombëtare është një realitet, përcjell Indeksonline.

“Ju duhet të kuptoni se ky është një fakt. Kosova është anëtare e FIFA-s, ka luajtur një ndeshje zyrtare dhe tani të përpiqemi të vemi në pikëpyetje se a ishte lojë e bukur apo jo është një humbje kohe. Ne duhet të mendojmë për veten tonë, në lidhje me kualifikimet tona, në lidhje me renditjen tonë”, ka thënë Mijatoviç.

Exit mobile version