Site icon PORTALB

Shkëndija kërkon reprizën e ndeshjes së Kupës ndaj Rabotniçkit

Ekipi i Shkëndijës në senacën stërvitore

Ekipi i Shkëndijës në senacën stërvitore

Skuadra ‘kuqezi’ të shtunën u kthehet detyrave në kampionat, pasi ndërkohë në mesjavë kreu me sukses obligimin në Kupën e Maqedonisë. Në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës ‘kuqezinjtë’ fituan 0:2, ndërsa tani në kampionat përballë kanë të njëjtin rival në një duel ku Shkëndija ka nevojë për 3 pikë. Skuadra kërkon të përsërisë efektin e të mërkurës, gjithnjë e bindur se nuk do të jetë e lehtë kundër ekipit kualitativ të Rabotniçkit.

Ennur Totre optimist para ndeshjes me Rabotniçkin!

“Edhe pse fituam, Rabotniçki në pjesën e parë na krijoi vështirësi dhe ne jemi maksimalisht të kujdesshëm. Gjithsesi besoj se kemi më shumë kualitet dhe nëse realizojmë kërkesat e stafit teknik, nuk dyshoj se do të gëzohemi sërish dhe në Tetovë do të vijmë me tre pikë”, shprehet mesfushori Ennur Totre.

Onur Totre

Përballja Rabotniçki – Shkëndija luhet të shtunën në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, me fillim në orën 15:30.

Exit mobile version