Site icon PORTALB

Ambasadori Plomp: Lustrimi nuk guxon të keqpërdoret

Ambasadori i Holandës në Maqedoni, Vauter Plomp

Ambasadori i Holandës në Maqedoni, Vauter Plomp

Instituti për të drejtat e njeriut , ka kërkuar revidim urgjent të Ligjit për lustrim dhe detektim të anëve negative të procesit. Ata theksojnë se procedura e deritanishme nuk zbardhi se cilët persona kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete dhe me këtë kanë cenuar të drejtat e njeriut dhe liritë e individëve.

Përkundrazi, procesi ka qenë instrument për qërimin e hesapeve me kundërshtarët politik që është në kundërshtim me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e Maqedonisë, thonë nga ky Institut.

Prej atje thonë se shfuqizimi i ligjit nuk i mënjanoi aspektet negative, por shkaktoi paqartësi të reja, ndërsa nuk u shmangën as pasojat e revanshizmit politik. Për ambasadorin holandez, i tërë procesi i lustrimit është i vonuar dhe është dashur të zbatohet pas fundit të sistemit të më hershëm. Ai theksoi se lustrimi nuk guxon të keqpërdoret, sidomos ndaj personave që nuk mendojnë sikur pushteti.

“Hakmarrja nuk guxon të sundoj ndaj procesit të demokracisë”, u shpreh Vauter Plomp, ambasador i Holandës në Maqedoni.

Exit mobile version