Site icon PORTALB

Alarm në Sarajevë: Gjendet eksploziv

Sarajevë

Sarajevë

Në Sarajevë është evakuuar qendra sportive dhe kulturore e quajtur Skenderija pasi që është gjetur një predhë mortaje e ngulur 20 centimetra në tokë.

Për portalin “Avaz” këtë e ka konfirmuar Fahrudin Solak, drejtori i Mbrojtjes Civile, transmeton Telegrafi.

Mortaja është gjetur gjatë ndërtimit të platosë, ku ka pasuar evakuimi dhe trafiku është ndaluar në këtë pjesë të qytetit.

Mortaja është marrë dhe është dërguar për shkatërrim.

Exit mobile version