Site icon PORTALB

Dogana e Kosovës konfiskon 2000 litra naftë

Ilustrim

Dogana e Kosovës mbrëmë ka arritur të kapë afër 2000 litra naftë në rajonin e Mitrovicës.

Nafta është gjetur të mërkurën mbrëma gjatë patrullimit të rregullt të njësitit të anti-kontrabandës.

Sipas njoftimit të Doganës, shoferi i automjetit ka tentuar të kthehet prapa por reagimi i menjëhershëm i oficerëve ka arritur të ndalin automjetin.

Automjeti dhe mallrat janë konfiskuar derisa rasti është referuar për kundërvajtje doganor.

Exit mobile version