Emisioni më i ri i Ermal Mamaqit “Xing me Ermalin” duket se do të startojë me të ftuar interesantë.
Krahas këngëtares Bleona Qerreti, është mësuar se i ftuar do të jetë dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Mamaqi ka postuar një video gjatë xhirimeve, ku i drejton një pyetje interesante Doktorit, por po aq befasuese është dhe përgjigjia e këtij të fundit, transmeton OraNews.
Mamaqi: Pyetja ime është, Doktori nuk di akoma gjë për këtë, është një surprizë dhe për Doktorin, nëse sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes unë do t’u bëja një ftesë, a do të vinit ju tek e tek dhe ti dhuronit njëri-tjetrit një përqafim, do ta bënit apo jo? Po pyes Doktorin këtu LIVE. Doktor do ta bëje ti këtë përqafim me Edi Ramën në Ditën Ndërkombëtare të Paqes?
Berisha: Mendoj se një akt i till nuk do ti shërbente paqes, do ti shërbente hipokrizisë! Ne jemi për realët, jo hipokritët.
Mamaqi: Doktori e dha përgjigjen e vet, presim përgjigjen e Kyeministrit të vendit, të momentit të vendit.