Site icon PORTALB

Pahor: Maqedonia dhe Greqia ta zbatojnë përvojën e Kroacisë dhe Slloveni

Han-Pahor

Han-Pahor

Maqedonia dhe Greqia mund ta zbatojnë përvojën e Sllovenisë dhe Kroacisë në zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale, deklaroi presidenti slloven, Borut Pahor pas takimit me eurokomisarin për zgjerim, Johanes Han, të mbajtur në margjina të Asamblesë së përgjithshme të KB­së në New York, transmeton MIA.

“Sllovenia është mike e Maqedonisë dhe përpiqet ta ndihmojë, por me atë rast jemi të hapur dhe konsiderojmë se pa kompromis dhe adaptim edhe nga ana e Maqedonisë e edhe nga ana e Greqisë kjo nuk mund të arrihet”, deklaroi Pahor për mediumet sllovene, transmeton Hina.

Sipas tij, është i domosdoshëm kompromisi, si dhe bashkëpunimi nga shtetet e ntjera në rajon.

“Përvoja sllovene­kroate tregon se ia vlen të negociohet dhe të kërkohen zgjidhje”, ka thënë Pahor duke aluuduar në marrëveshjen që e arritën Lubjana dhe Zagrebi rerth kontestit për kufirin detar, pas çka Sllovenia i zhbllokoi negociatat e Kroacisë për anëtarësim në BE. Pahor pret përparim në dialogun ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë në konferencën që duhet të mbahet së shpejti në Shkup, në korniza të “Procesit Brdo Brioni”.

“Sllovenia si shtete mike dhe një nga iniciatoret e “Procesit Brdo Brioni” është e gatshme të ndihmojë për t’u gjetur zgjidhje për çështjet e hapura”, theksoi presidenti slloven.

Exit mobile version