Site icon PORTALB

Dhunë në SHBA, gjendje e jashtëzakonshme në Charlotte (Foto)

Dhunë në SHBA

Guvernatori i Kalifornisë Veriore ka shpallur gjendjen e emergjencës në qytetin e Charlotte, për shkak të protestave të dhunshme në vend. Demonstrues të zemëruar mbi vrasjen e një afro-amerikani ditën e martë, kanë dalë në rrugë për herë të dytë, por protesta e tyre ka dalë jashtë kontrollit dhe ka detyruar policinë të ndërhyjë për shpërndarjen e tyre. Raportohet se një person është në gjendje kritike për jetën për shkak të shkëmbimeve me forcat policore, transmeton OraNews.

Guvernatori i Kalifornisë Veriore ka shpallur gjendjen e emergjencës në qytetin e Charlotte, duke dërguar edhe Gardën Kombëtare, pasi në vend vazhdojnë protestat për vrasjen e afroamerikanit Keith Lamont nga një oficer i policisë.

Prej 2 netësh, protestat kanë dalë jashtë kontrollit, teksa kanë degraduar edhe në dhunë.

Njëri nga protestuesit raportohet të jetë në gjendje kritike pas një incidenti “civil me civil”.

Policia përdori gaz lotsjellës, teksa përballej me qindra demonstrues të zemëruar mbi vdekjen e 43-vjeçarit Scott, i cili u vra nga policia të martën.

Në protestat e ditës së parë, mbetën të plagosur 16 oficerë të policisë.

Guvernatori Pat McCrory shpalli gjendjen e emergjencës, teksa protestuesit sulmuan gazetarë dhe të tjerë persona, duke thyer xhama dhe duke vendosur zjarre.

Nata e dytë e protestave kishte filluar paqësisht por demonstrata u ndërpre nga një e shtënë me armë, e cila për pasojë plagosi një protestues.

Fillimisht u raportua se personi kishte mbetur i vdekur, gjë e cila u hodh poshtë nga autoritetet në Charlotte, të cilët përmes Twitter-it, deklaruan se personi ishte në gjendje kritike për jetën, por jo i vdekur.

Protestuesit kanë hedhur sende të forta dhe fishekzjarre ndaj oficerëve, të cilët hodhën gaz lotsjellës e granata për të shpërndarë turmën.

Përdorimi i dhunës vdekjeprurëse të policisë ndaj afro-amerikanëve është kthyer në subjektin e shumë protestave përqark Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këto 2 vitet e fundit.

Vetëm gjatë kësaj jave, policia ka vrarë 3 afro-amerikanë, teksa vrasja e Lamont ishte edhe ajo që nxiti protestat e dhunshme në Charlotte.

Exit mobile version