Site icon PORTALB

Mënyra më e mirë për të aplikuar konturet sipas formës së fytyrës (FOTO)

Mos u mundoni me videot e gjata që ju mësojnë se si të aplikoni sa më saktë make-up in tuaj për një fytyrë sa më të strukturuar. Mënyra më e shpejtë dhe efikase është një vendosje e saktë e konturit, cilëson  artistja e make-up, Katey Denno, transmeton shendeti.com.al.  Ja cilat janë sipas saj këshillat bazuar në formën e fytyrës.

Fytyrë e gjatë

 

Aplikoni pigmentin me lëvizje rrethore në mollëza ose pak poshtë tyre. Nëse produkti që jeni duke përdorur ka shkëlqim, përpiquni që të aplikoni më shumë në pjesën më të ngritur të faqeve, për t’i dhënë fytyrës një pamje sa më të bukur.

Fytyrë e rrumbullakët

Vendoseni produktin në një mënyrë diagonal, duke filluar nga cepi i buzëve e deri tek veshët – gjatë kësaj kohe qeshni ose më saktë buzëqeshni – në mënyrë që ta përcaktoni më lehtë zonën. Më e rëndësishmja është që të zgjidhni një ngjyrë mat- një pudër me shkëlqim e bën një fytyrë të duket akoma më shumë e rrumbullakët.

Fytyrë katrore

Poshtë mollëzave bëni një formë të rrumbullakët dhe përhapeni më pas në pjesën e jashtme. Kjo ndihmon për t’u fokusuar më shumë tek gjerësia e faqeve dhe jo tek madhësia e nofullave.

Exit mobile version