Site icon PORTALB

Koalicioni shqiptar “Me një qëllim” në Mal të Zi ka dorëzuar listën

Koalicioni shqiptar në mes partive shqiptare në Mal të Zi

Koalicioni Shqiptar “Me një qellim”, është emri i listës me të cilën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të marrë pjesë Partia Demokratike (PD), Iniciativa Qytetare (IQ), Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva”, transmetojnë Ul-info dhe Malësia.org.

Drejtuesit e këtij koalicioni kanë dorëzuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor për verifikim listën me nënshkrimet e grumbulluara.

Në krye të kësaj liste do të jetë ish ministri në Qeverinë malazeze dhe kryekomunari i Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, i dyti lideri i PD-së Fatmir Gjeka, gjersa në pozicion të tretë do të jetë Vasel Sinishtaj nga IQ.

Exit mobile version